
Në skenën e merkatos futbollit për futbollistë të nivelit botëror prej disa vitesh ka hyrë edhe Turqia duke u shndërruar në një vend i planit të parë. Sigurisht, në radhë të parë klubet turke sidomos ato të mëdha kanë tashmë një reputacion, por diferencën padyshim që e bën faktori ekonomik. Flasim këtu për skuadra si Gallatasaraji dhe Fenerbahçe, të pasura me ish futbollistë të Serisë A dhe që tani kanë vënë në shënjestër edhe Davide Fratezin e Ademola Lukman, por edhe për ekipe të tilla si Beshiktash e Trabzonspor.
Një model i ndryshuar prej disa sezonesh, por që është evidentuar në merkaton e verës të 2025; Gallatasaraji arriti të sigurojë Leroi Sane që po i skadonte kontrata me Bajernin dhe shpenzoi 75 milionë euro për të mbajtur Osimhen; Fenebahçe përpara se të bindtte Guenduzi të lërë Italinë riktheu në Evropë nga Arabua Xhon Duran dhe Marko Asensio. Më shumë se çmimi i kartonit, diferencën e vërtetë e bëjnë ofertat e lidhura me pagat.
Investime pa fund, por si është e mundur? Faktorët janë sidomos 3; lehtësim në taksa për pagat e sportistëve të nivelit të lartë, ndihma shtetërore përmes huave dhe koncensioneve dhe në fund rikthimi i një pjese të shpenzimeve përmes ‘shitjeve’ të detyruar dhe të veçanta, por që nuk kanë të bëjnë me futbollistët. Lehtësia fiskale me taksim të reduktuar në 20% për futbollistët në Turqi, ndërkohë që në Itali, Spanjë dhe Angli është 40-50%, i lejon klubet turke të ofrojnë paga që shumë klube nuk mund t’i përballojnë dhe këtu përfshihen edhe ato të 5 kampionateve kryesore evropiane
Huatë me norma interesi të favorshme që u janë rezervuar klubeve nga bankat shtetërore janë një ndihmë e madhe sidomos për 4 klubet e parë në Turqi që sipas një raporti nga agjencia turke e lajmeve, në 2025 kishin një borxh të gjitha së bashku orej 1.14 miliardë euro. Kësaj iu shtohet edhe mungesa e aplikimit të një ligji kombëtar të 2022, objektivi i të cilit ishte frenimi i këtyre shpenzimeve dhe që parashikonte ndalimin e këtyre klubeve që të kenë një borxh më shumë se 10% të të ardhurave bruto të vitit paraardhës. Dhe në fund, klubet kryesorë në Turqi, kanë bërë lëvizjet e tyre edhe me projektet që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme; Fenerbahçe ka shitur terrene në zonën e Atasehir për rreth 100 milionë euro, ndërsa Gallatasaraji shiti pikërisht qendrën sportive të Floria te Bashkia e Stambollit për të gjeneruar të ardhura potenciale prej 500 milionë euro
Dhe kështu në Turqi, vijnë transferimet e lojtarëve si Ederson, Skriniar, Sojunçu (Fenerbahçe), Gundogan, Torreira, Ikardi (Gallatasaraji), Abraham, El Bilal Ture e Kokcu (Beshiktash). Lista nuk mund të mbyllet këtu dhe skuadrat e Serisë A shumë shpejt mund të marrin oferta të reja për yjet e tyre.
Lini një Përgjigje