TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 19:11

Futbolli shqiptar rikthehet në fushë, nesër ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli shqiptar rikthehet në fushë, nesër ndeshjet e fazës

Ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të luhen të gjitha nesër. Katër prej ndeshjeve do të luhen në orën 13:00, ndërsa këtër ndeshjet e tjera do të luhen në ora 16:00.

Në orën 13:00, Tirana pret Skënderbeun ndërsa në të njëjtën orë, Partizani do të luajë kundër Burrelit. Dinamo Siti do të përballet me Besën, teksa në sfidën tjetër të orës 13:00 Bylisi do të sfidojë Laçin.

Sakaq, në sfidat e orës 16:00 do të luhen të tjera ndeshje interesante. Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Vorën. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Elbasani-Flamurtari, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia-Apolonia.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë që do të sigurojnë kualifikimin në këtë fazë. Ekipet e kualifikuara do të ndahen në dy vazo: 1 dhe 2.

Vazo 1:

Egnatia-Apolonia, 10.01.2026 16:00

Vllaznia-Pogradeci, 10.01.2026 16:00

Partizani-Burreli, 10.01.2026 13:00

Dinamo Siti-Besa, 10.01.2026 13:00

Vazo 2:

AF Elbasani-Flamurtari, 10.01.2026 16:00

Teuta-Vora, 10.01.2026 16:00

Bylis-Laçi, 10.01.2026 13:00

Tirana-Skënderbeu, 10.01.2026 13:00

Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet pas përfundimit të ndeshjeve të fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

kupa e shqipërisë dinamo tirana skënderbeu

Lini një Përgjigje