TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 19:55

Mbrojtësi grek erdhi me bujë te Tirana, 33-vjeçarit nuk i ndahet “shpirti” nga shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi grek erdhi me bujë te Tirana, 33-vjeçarit nuk i

Mbrojtësi grek Georgios Valerianos nuk arriti të lërë dot “gjurmë” tek ekipi i Tiranës. Ai iu bashkua bardhebluve në verën e vitit 2025 si transferim i lirë.

Edhe pse realizoi 15 paraqitje në Superiore me kryeqytetasit, bordi lejoi largimin e 33-vjeçarit. Ditën e sotme, klubi i PAE Chania ka njoftuar marrëveshjne për transferimin e Valerianos.

Detaji interesant është se trajneri i PAE Chania është shqiptar, fjala është për Shefki Kuqin. Skuadra është pjesë e Superliga 2. 

georgios valerianos mbrojtësi grek

Lini një Përgjigje