TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 15:13

Dinamo shkëlqen në “Air Albania”, Partizani fiton bindshëm; Tirana-Skënderbeu dhe Bylis-Laçi shkojnë në shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo shkëlqen në “Air Albania”, Partizani fiton

Kanë përfunduar vetëm 2 nga 4 ndeshjet e orës 13:00 të Kupës së Shqipërisë. Partizani dhe Dinamo ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale pas fitoreve 3-0 në duelet e ditës së sotme.

3-0 ka fituar Partizani ndaj Burrelit në “Arenën e Demave”. Të kuqtë arritën të shënonin me Human në minutën e 19, me Kontreras në minutën e 44 dhe më Skukën në minutën e 85, teksa siguruan kështu biletën për fazën tjetër. Matjanët që nga minuta e 87 luajtën me 10 lojtarë, pasi doli me karton të kuq Lorenxho Murra.

Me këtë rezultat ka fituar edhe  Dinamo në "Air Albania". "Blutë"  kalojnë në fazën tjetër, pasi mposhtën 3-0 skuadrën e Besës së Kavajës. Golat vendimtarë për dinamovitët u shënuan nga Berisha në minutën e 12,  Bregu në minutën e 80 dhe Hekurani në minutën e 90.

Ndërkohë vlen të theksohet se përballjet Bylis – Laçi (2-2) dhe Tirana – Skënderbeu (1-1) kanë shkuar në shtesë, pasi 90-të minutat e rregullta janë mbyllur në barazim.

partizani dinamo tirana laçi kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje