
Edhe pse ka kontratë me Al-Itihad deri në verën e vitit 2028, Mario Mitaj është pranë largimit nga kampionët në fuqi të Arabisë Saudite. Bordi i Al-Iihad nuk ka më besim te aftësitë e shqiptarit, po ashtu edhe trajneri Serxhio Konseisao.
Media “STC” ka hedhur më shumë “dritë” mbi të ardhmen e 22-vjeçarit. Thuhet se për mbrojtësin ka shfaqur interes Sandërlendi në Premier Ligën angleze. Nëse transferimi ndodh, do të ishte hap i madh në karrierë për Mario Mitajn, aty ku elita e futbollit anglez vlerësohet më prestigjiozja në botë.
Te “Macet e Zeza”, ndodhet edhe mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka. Vlen të përmendet se në Premier Ligë gjendet edhe sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, pjesë e Bërnlit.
Lini një Përgjigje