TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 17:00

Ekipi i kategorisë së gjashtë eliminon Kristal Palas, Xhaka shënon në fitoren e Sandërlendit në Kupën e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i kategorisë së gjashtë eliminon Kristal Palas, Xhaka

FA Cup është kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit në Angli dhe jo vetëm, një turne që gjithmonë dhuron surpriza. Në ndeshjet e ditës së sotme, të luajtura deri më tani, surpriza e madhe vjen nga Maklesfilld, ekip i Katgeorisë së Gjashtë, që fitoi 2-1 ndaj Kristal Palas, duke eliminuar kështu kampionin në fuqi të FA Cup.

Në ndeshjet e tjera, Leister fitoi në transfertë 0-2 ndaj Çeltenham, ndërsa Volverhempton 6-1 ndaj Shresburi. Në sfidën tjetër, Everton-Sandërlend, koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Enzo Le Fi shënoi i pari për miqtë në minutën e 30, ndërsa Xhejms Garner barazoi për vendasit nga pika e bardhë e penalltisë, në fund të kohës së rregullt.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas kohës shtesë, ndaj të dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Sandërlendit u treguan më të saktë. Xhejms Garner, Tierno Berri, dhe Beto gabuan të tre për vendasit. Për miqtë u treguan të saktë Le Fi, Xhaka dhe O’Nien.

 

 

sandërlend granit xhaka kupa e anglisë

Lini një Përgjigje