
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, u ndalua këtë mëngjes në aeroportin Barajas, në Madrid, pas kthimit të tij në Spanjë nga Republika Domenikane.
Dhjetëra gazetarë prisnin Rubialesin në daljet e aeroportit, por ish-presidenti u arrestua teksa doli nga avioni dhe u transferua, me sa duket, në gjykatat e Majadahonda.
Javën e kaluar, ‘Fiscalía’ spanjolle lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për atë, në lidhje me kontrata të parregullta, duke përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
???? @DebatAlRojoVivo habla en directo con @_anapastor_, que cuenta cómo ha sido la llegada de Luis Rubiales al aeropuerto
— laSexta (@laSextaTV) April 3, 2024
➡ "Se acaba de subir a una furgoneta negra de la Guardia Civil" pic.twitter.com/rsxMy2OLFK
Për çfarë akuzohet Rubiales
I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend. Akuza që dalin nga hetimi, në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit të Federatës së Futbollit, Juan Rubiales.
Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-presidentin dolën “komisione jashtëkontraktore”, të cilat, lexojmë në urdhër, “nënkuptojnë marrjen e tokës në vendin arab, menaxhimi i së cilës kuptohet se është i lidhur me menaxhimin e hotelit”.
???? EXCLUSIVA laSexta | Las imágenes del momento en el que la Guardia Civil se lleva a Luis Rubiales tras su llegada a Madrid pic.twitter.com/IdFEiSQAke
— laSexta (@laSextaTV) April 3, 2024
Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës Spanjolle të Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit.
Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë “Kosmos” të ish-futbollistit të Barcelonës, Zherard Pike, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite. Deri më tani ishin kryer 7 arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim.
???? ÚLTIMA HORA | Luis Rubiales, detenido al aterrizar en Barajas y trasladado a la Comandancia de la Guardia Civilhttps://t.co/yUgkDec5mV pic.twitter.com/v6CsJ3xFaJ
— Cadena SER (@La_SER) April 3, 2024
Lini një Përgjigje