
Ernest Muçi u transferua nga Legia e Varshavës te Beshiktashi, kalim ky i kryer në merkaton e dimirit. Në 6 ndeshjet e para me skuadrën turke, sulmuesi shqiptar ka realizuar 2 gola, ndërsa përveç këtyre, ka rënë në sy me “shpërthimet” e tij nga krahët.
Siç raportohet në Turqi nga “Sozcu”, Ernest Muçi ka përfunduar në radarët e Aston Vilës. Te klubi nga Birminghami, ku drejtor sportiv është Monçi, i cili ka “piketuar” futbollistin shqiptar qysh prej kohës kur lojtari aktivizohej në Poloni.
Premier Liga është një emër “tundues” për Muçin, me këtë të fundit që vështirë se mund të refuzonte një propozim të tillë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe për diçka të tilla, ndoshta do na duhet të presim.
Lini një Përgjigje