TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2024, 20:55

Ndeshja me Italinë në “EURO 2024”, Ylber Ramadani thirrje Shqipërisë: Duam fitore me ‘Axurrët’

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Italinë në “EURO 2024”, Ylber Ramadani thirrje

Pas barazimit të Leçes me Romën, mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani është pyetur edhe për sfidën e 15 Qershorit në Europian me Italinë. Një sfidë interesante, pasi shumë lojtarë kuqezi janë pjesë e Serisë A.

Do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi unë luaj këtu në Itali. Është një skuadër e fortë, por ne do të luajmë për të fituar”, tha ai.

Ylber Ramadani është një pikë kyçe e Kombëtares së drejtuar nga Silvinjo, duke u aktivizuar në 7 nga 8 ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian.

Ramadani dha 2 asiste gjatë kësaj fushate në fitoret në shtëpi me Çekinë dhe Poloninë.

Shqipëria është në grup edhe me Spanjën e Kroacinë “EURO 2024”.

ylber ramadani mesfushori shqiptar "euro 2024"

Lini një Përgjigje