TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2024, 21:17

Sulmuesi shqiptar “shkëlqen” në Turqi, 23-vjeçari jep dy asiste në pjesën e parë për ekipin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar “shkëlqen” në Turqi, 23-vjeçari

Altin Zeqiri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor fitoi me Istanbulspor me rezultatin e thellë 0-4. Pjesa e parë e sfidës e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, u mbyll me rezultatin 0-2.

Zeqiri është ai që asistoi në të dy golat për të tijtë. Në minutën e 4, sulmuesi i Kosovës asistoi për Olauojin, dhe 40 minuta më pas ai asistoi te Minçev, me këtë të fundit që ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Anësori i majtë deri më tani ka shënuar 3 gola me fanelën e Rizesporit, teksa 23-vjeçari shkon në kuotën e 5 asistimeve.

altin zeqiri sulmuesi shqiptar rizespor

Lini një Përgjigje