
Çezena ka eliminuar Veronën nga Kupa e Italisë, pasi e mposhti me rezultatin 1-2. Goli i Kristian Shpendit, që ishte i dyti për Çezenën, rezultoi vendimtar.
Tashmë Çezena do të luajë në turin e 1/16. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë sulmuesi vendimtar, ndërsa kujtojmë se kishte shënuar dhe në takimin paraardhës të Kupës së Italisë.
Sezonin e kaluar u shpall dhe golashënues në Serinë C. Në anën tjetër kujtojmë se Çezena garon në Seria B këtë edicion.
Lini një Përgjigje