TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 21:07

Gol dhe asist në duelin ndaj Këlnit, talenti shqiptar bën heroin në Gjermani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol dhe asist në duelin ndaj Këlnit, talenti shqiptar bën heroin

Talenti me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë te skuadra e re Elversberg, ku ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 ndaj Këlnit, takim i vlefshëm për javën e dytë të Bundesligës 2 të Gjermanisë.

Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga stoli, teksa arriti të shndërrohej në hero. Asllani arriti të shënonte menjëherë në minutën e 46, sapo ishte futur në fushë.

Në minutën 62, sulmuesi arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Këln paraprakisht kishte barazuar në 1-1.

Në fund ndeshja u mbyll 2-2, me dy skuadrat që morën nga një pikë.  Asllani këtë sezon është huazuar nga Hofenhejm tek Elversberg.

fisnikasllani talenti shqiptar elversberg

Lini një Përgjigje