TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 20:45

Mbyllet pa fitues miqësorja me aromë Superiore, Laçi dhe Vllaznia bëjnë paqe në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet pa fitues miqësorja me aromë Superiore, Laçi dhe

Laçi dhe Vllaznia zhvilluan pasditen e sotme në stadiumin e skuadrës kurbinase, testin miqësor mes njëra-tjetrës, që u mbyll në barazim 1-1.  Të parët që shënuan ishin shkodranët në minutën e 19, me anë të mesfushorit Ardit Deliu.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kurbinasit e Armando Cungut, gjetën golin e barazimit me anë të kapitenit Kordiero Melo, i cili shënoi në minutën e 75.

Një test ky që do t’iu shërbejë skuadrave për t’u kolauduar në prag të javës së parë të Superiores, që do të ngrejë siparin më 18 gusht.

Laçi do të presë Tiranën në ndeshjen e parë, ndërkohë që Vllaznia do të përballet me Partizanin në “Arenën e Demave”. 

vllaznia laçi ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje