TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 18:24

Siti e nis sezonin me trofe, mposht Junajtid pas 15 penalltive dhe fiton Superkupën e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Siti e nis sezonin me trofe, mposht Junajtid pas 15 penalltive dhe fiton

Në "Wembley" të Londrës u zhvilluat ndeshja e Superkupës së Anglisë mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid, e fituar nga "Qytetarët" me penallti.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Ten Hag kaloi në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Bruno Fernandes në minutën e 54.

Megjithatë, festa e "Djajve të Kuq" nuk zgjati shumë pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Junajtid shkoi pranë golit edhe në minutën e 75, kur Rashford shpërdoroi një mundësi të artë duke goditur shtyllën nga një pozicion shumë i favorshëm.

"Djajtë e Kuq" arritën të gjejnë golin në minutën e 82 me Garnaçon, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur individual.

Pas shtatë minutash erdhi kundërpërgjigjja e Sitit me ekipin e  Guardiolës që arriti tëbarazonte ndeshjen me një gol me kokë të Bernardo Silva-s.

Lotaria e penalltive u fitua 7-6 nga Siti, me gabimet e Sanço dhe Evans që ndëshkuan Mançester Junajtid

mançester junajtid manpester siti superkupa e anglisë

Lini një Përgjigje