TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 17:56

Superkupa e Anglisë/ Nuk ka fitues në “Wembley”, Siti dhe Junajtid dhurojnë spektakël dhe diskutojnë trofeun në penallti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Superkupa e Anglisë/ Nuk ka fitues në “Wembley”, Siti dhe

Nuk ka fitues në Superkupën e Anglisë. Supersfida e luahtur në “Wembley” mes Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit është mbyllur në barazim 1-1, duke bërë që fituesi i këtij trofeu të përcaktohet në penallti.

Në minutën e 24, “Qytetarët” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh, por topi i goditur nga Xhejms Mek Akti u ndal në shtyllë.


7 minuta më vonë, Mançester Junajtid iu afrua golit, por amad Dialo nuk u tregua i saktë para portës.


Në minutën e 36, “Djajtë e Kuq” patën sërish mundësinë për të kaluar në avantazh me Markus Rashford, por gjuajtja e anglezit nuk gjeti katërkëndorin e mbrojtur nga Ederson.


Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Ten Hag kaloi në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Bruno Fernandes në minutën e 54. Megjithatë, festa e “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.


Në minutën e 75, Mançester Junajtid iu afruza golit me Markus Rashford, por topi i goditur prej tij u ndal në shtyllë.


Skuadra e drejtiuar nga Erik Ten Hag gjeti golin e suksesit në minutën e 82 me Alehandro Garnaço.


Kur mendohej se Mançester Junajtid do të vendoste dorën te trofeu i Superkupës së Anglisë, Siti barazoi shifrat me Bernardo Silva në minutën e 89.

mançester siti mançester juanjtid superkupa e anglisë

Lini një Përgjigje