
Presidenti i nderit i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, kritikoi UEFA-n dhe FIFA-n për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve.
Shefi i bavarezëve sugjeroi që ata duhet të veprojnë shpejt për të ndaluar FIFA-n dhe UEFA-n që të shtojnë më shumë ndeshje në kalendar, gjë që dëmton lojtarët.
Ai vazhdoi duke shtuar se gjigandët europianë si Reali i Madridit janë dakord me ta për këtë çështje.
Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, më herët kishte kritikuar zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s dhe Premier Ligën për caktimin e ndeshjeve të tyre, ndërsa pretendonte se lojtarët do të ‘vdisnin’ nëse do të vazhdonin të luanin kaq shumë ndeshje gjatë vitit.
Duke folur me gazetarët në një event, Hënes tha:
“Mjaft është mjaft! Nuk mund të vazhdohet kështu.
Duhet të ndalojmë akumulimin e konkurrencës. Klubet e mëdha si Reali i Madridit mendojnë njësoj si ne, kanë të njëjtat shqetësime.
Në një moment, ne duhet të vendosim kufij. Ajo që disa zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s po planifikojnë është çmenduri. Interesi për futbollin do të ulet nëse keni ndeshje çdo tri ditë”.
Presioni është në rritje ndaj FIFA-s dhe UEFA-s pasi FIFPRO, Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë, ka nisur veprime ligjore kundër organeve drejtuese për rritjen e mbingarkesës së ndeshjeve.
Lini një Përgjigje