TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 19:06

Fati i buzëqesh Dudaev, triumfi i mundësit iranian rikthen në garë përfaqësuesin e Shqipërisë për medaljen e bronztë

Shkruar nga Pamfleti

Fati i buzëqesh Dudaev, triumfi i mundësit iranian rikthen në

Islam Dudaev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e "Paris 2024". Mundësi, i cili përfaqëson Shqipërinë, u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Irani, Rahman Amouzadkhalili. 

Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Dudaev është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.  

Iraniani fitoi 10-0 sot pasdite sfidën gjysmëfinale ndaj hungarezit Iszmail Musukaev dhe sipas rregullores, është Dudaev që avancon më tej, në “ripeshkim”.

Në fazën e parë të “ripeshkimit”, Dudaev do të përballet të dielën paradite me amerikanin Alln Redherford. 

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e bronzit.

islam dudaev mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje