
Indrit Tuci është kthyer menjëherë në protagonist absolut për Spartën e Pragës. Sulmuesi shqiptar luajti minutat e para për këtë sezon të kampionatit çek ku u paraqit si titullar në ndeshjen e javës së 4 përballë Bohemians.
Bomberi kuqezi diti si të merrte vëmendjen, teksa pak sekonda para fundit të pjesës së parë shënoi një supergol fluturimthi me të majtën për të barazuar përkohësisht rezultatin. Sparta e fitoi më pas ndeshjen duke përmbysur në pjesën e dytë dhe ruan kështu kryesimin me pikë të plota.
Ky është goli i parë për bomberin 23-vjeçar në kampionat, ndërsa numëron edhe 1 tjetër të shënuar ndaj Shamrck Rovers në kualifikueset e Champions League. Një formë tejet pozitive e Tucit që numëron edhe 3 asiste të dhuruara, i cili po tenton të tërheqë vëmendjen e Silvinjos para startit të Ligës së Kombeve.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje