TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 20:24

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur, goleadori i Çezenës i shënon skuadrës së Serisë A në ndeshjen e Kupës së Italisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur, goleadori i Çezenës i

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur! Goleadori i Çezenës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Talenti shqiptar, kësaj here i shënoi skuadrës së Veronës, që militon në Serinë A, në duelin e vlefshëm për raundin e 1/32-ve të Kupës së Italisë.

Në minutën e 49, pas asistit të Kargbo, Shpendi e pati shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë, duke çuar shifrat në 0-2 për skuadrën bardhezi. 


Ky është goli i dytë radhazi në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, pas atij të shënuar në datën 4 gusht ndaj Padovës, po në Kupën e Italisë. 

kristian shpendi talenti shqiptar çezena

Lini një Përgjigje