TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 20:03

Komo dhe Napoli “shtrëngojnë duart”, përfiton më shumë Juventusi

Shkruar nga Pamfleti
Komo dhe Napoli “shtrëngojnë duart”, përfiton më
komo-napoli

Në një rezultat ndryshe nga pritshmëritë, Komo dhe Napoli janë ndarë në barazim pa gola 0-0, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A.

Komo e nisi takimin me ritëm të lartë, duke krijuar rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e 8-të. Sulmuesi Anastasios Duvikas tentoi të kalonte mbrojtjen napolitane, por ndërhyrja vendimtare e një prej mbrojtësve të Napolit shmangu rrezikun.

Në minutën e 30-të, vendasit u shfaqën sërish pranë golit, kur Asane Diao provoi me një goditje të fortë, por portieri Milinkoviç-Saviç reagoi me saktësi, duke mbajtur portën të paprekur. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Edhe fraksioni i dytë i lojës vijoi në të njëjtin ritëm, me pak raste konkrete për shënim. Napoli u afrua pranë golit në minutën e 80-të, kur Skot MekTomeni goditi drejt portës, por topi kaloi shumë pranë shtyllës së majtë.

Katër minuta më vonë, ishte radha e Mateo Politanos të rrezikonte seriozisht, por goditja e tij u ndal nga shtylla, duke i mohuar golin ekipit mik.

Me këtë barazim, Komo mban vendin e pestë me 62 pikë, duke lënë të hapur mundësinë që Juventusi të shkëputet më tej në renditje nëse arrin fitore ndaj Veronës. Nga ana tjetër, Napoli renditet në vendin e dytë me 70 pikë, duke humbur një mundësi për të afruar më shumë kreun.

komo napoli seria a

Lini një Përgjigje