Mirlind Daku është rikthyer te goli me fanelën e Rubin Kazanit, duke i dhënë fund një periudhe pa realizim në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes ndaj Baltikës, pas një asistimi nga këndi të Gripshit, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh në takimin e vlefshëm për javën e 28-të.
Ky realizim shënon golin e dhjetë për Dakun në 22 ndeshje në kampionat këtë sezon. 28-vjeçari kishte kaluar një periudhë të vështirë, pasi mungoi në disa ndeshje për shkak të një dëmtimi.
Hera e fundit që Daku kishte gjetur rrugën e rrjetës daton më 22 nëntor 2025, në përballjen ndaj Akhmat Groznit, duke e bërë këtë rikthim një moment të rëndësishëm për formën e tij dhe për Rubin Kazanin.
Lini një Përgjigje