TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 16:06

Anis Mehmeti finalizon ëndrrën me Ipsuiçin, tifozët “pushtojnë” fushën dhe marrin lojtarët në krahë si heronj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Anis Mehmeti finalizon ëndrrën me Ipsuiçin, tifozët
anis mehmeti, ipsuiç

Anis Mehmeti e bëri ëndrrën e tij realitet, pasi tashmë është e sigurt që në vitin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit anglez me skuadrën e Ipsuiç.

Kjo e fundit ka fituar në javën e fundit të sezonit të rregullt me shifrat 3-0 ndaj QPR në shtëpi dhe siguroi matematikisht vendin e dytë në klasifikimin e Championship, që siguron ngjitjen direkte në Premier Ligë, pa shkuar në play-off.


Mehmeti u aktivizua në minutën e 71-të të duelit, dhe u bë protagonist te aksioni i golit të tretë që erdhi pas një insistimi të tij.


Më pas ai përjetoi momentet emocionuese të vërshëllimës përfundimtare kur tifozët pushtuan fushën dhe festuan me ekipin, duke mbajtur lojtarët në krahë si heronj.

Sulmuesi i Kombëtares ka startuar në plot 39 ndeshje në këtë sezon me ekipin anglez, teksa ka arritur të shënojë plot 10 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste. Mehmeti ka kontratë me Ipsuiçin deri në verën e vitit 2029.

Me fanelën e Shqipërisë Anis Mehmeti është aktivizuar në katër takime, por me siguri prania e tij në Premier Ligë do të rrisë edhe kuotat në Kombëtare, me apo pa Silvinjon në krye të stolit kuqezi.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar ipsuiç

Lini një Përgjigje