Dani Sebajos nuk pritet të luajë më për Realin e Madridit, pas një përplasjeje të thellë me trajnerin Alvaro Arbeloa. Marrëdhënia mes dy palëve raportohet të jetë “thyer” plotësisht, në një moment kur të dy pritet të largohen nga klubi në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të medias spanjolle “Marca”, Arbeloa e ka përjashtuar Sebajos nga ekipi pa përfunduar ende sezoni i rregullt. Burime të cituara nga kjo media pretendojnë se trajneri është shprehur se “nuk do ta shohë më me sy” mesfushorin 29-vjeçar.
Sebajos ka kontratë me Realin e Madrid deri në qershor të vitit 2027, por aktualisht nuk konsiderohet pjesë e planeve të klubit. Në këto rrethana, largimi i tij gjatë merkatos së verës shihet si i pashmangshëm.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje