
Bërnli ka rënë zyrtarisht nga Premier Liga katër javë përpara përfundimit të sezonit, duke vulosur një edicion të vështirë për skuadrën angleze.
Në këtë kontekst, ekipi do të luajë sot në transfertë ndaj Lidsit, me ndeshjen e planifikuar të nisë në orën 21:00. Megjithatë, sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk është përfshirë në formacionin titullar për këtë përballje.
Trajneri i përkohshëm, Majkëll Xhekson, ka vendosur të mos e aktivizojë Brojën nga minuta e parë, edhe pse sfida nuk ka më objektiva për Bërnlin. Xhekson mori drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit pas largimit të trajnerit Skot Parker.
Sa i përket performancës individuale, Broja po mbyll një sezon të vështirë, i ndikuar edhe nga problemet fizike. Deri më tani, ai ka regjistruar 25 paraqitje me fanellën e Bërnlit, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.

Lini një Përgjigje