TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2026, 20:31

Zhegrova dëshiron qëndrimin te Juventusi, zbulohet plani i bardhezinjve për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Zhegrova dëshiron qëndrimin te Juventusi, zbulohet plani i
edon zhegrova

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së verës, pas një periudhe që nuk ka përmbushur pritshmëritë në Torino. Sipas raportimeve më të fundit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të prirur të ndërpresin bashkëpunimin me sulmuesin, pavarësisht dëshirës së këtij të fundit për të vijuar aventurën me klubin italian.

Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, ka bërë të ditur se palët janë pranë një ndarjeje, ndërsa klubi tashmë ka nisur lëvizjet për largimin e lojtarit.

Edon Zhegrova dhe Juventusi, një ndarje është më e mundshme gjatë verës. Ai do të dëshironte të qëndronte edhe për një vit dhe është i lumtur te bardhezinjtë, por klubi tashmë po punon për ta larguar. Megjithatë, nuk ka negociata me Beshiktashin pavarësisht spekulimeve në Turqi”, raporton Romano.

Ndërkohë, interesimi i përfolur nga klube të tjera, si Beshiktashi, nuk është konkretizuar ende në negociata zyrtare, duke lënë të hapur të ardhmen e lojtarit për opsione të tjera.

edon zhegrov sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje