TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 17:09

Arbër Hoxha “çan rrjetën” në Kroaci, Dinamo e Zagrebit bën paqe me Goricën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Arbër Hoxha “çan rrjetën” në Kroaci, Dinamo e
arbër hoxha

Dinamo e Zagrebit ka marrë një barazim në transfertë përballë Goricës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit kroat.

Skuadra mike kaloi në avantazh shumë herët, teksa Arbër Hoxha realizoi golin e parë të takimit që në minutën e 5-të. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë dhe vetëm shtatë minuta më pas, në të 12-ën, Prsir riktheu baraspeshën për Goricën.

Me pikën e siguruar nga kjo ndeshje, Dinamo e Zagrebit vijon të mbajë kreun e renditjes në Superligën kroate me 77 pikë. Një fitore në këtë përballje do t’i jepte mundësinë ekipit të shkëputej edhe më shumë nga ndjekësi më i afërt, Hajduku i Splitit.

arbër hoxha sulmuesi shqiptar dinamo zagreb

Lini një Përgjigje