Një fotografi e realizuar në një dyqan artikujsh sportivë në Miami është bërë virale në orët e fundit. Në të shfaqet një tifoz krah një personi që i ngjan ish-sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuaín. Megjithatë, pamja e tij ka ngritur pikëpyetje mbi identitetin real të personit në foto.
Dyshimet burojnë nga ndryshimi i dukshëm fizik krahasuar me daljet e fundit publike të Higuain. Personi në foto paraqitet me disa kilogramë më shumë, një mjekër të dendur e të pakuruar, flokë të rrallë dhe veshje shumë informale (pantallona të shkurtra dhe sandale). Këto elemente kanë bërë që një pjesë e publikut të vërë në dyshim autenticitetin e imazhit dhe të sugjerojë edhe mundësinë e manipulimit me Inteligjencë Artificiale.
Gonzalo Higuaín i dha fund karrierës së tij në vitin 2022, pasi luajti për klube si River Plejt, Real Madrid, Napoli dhe Juventus, Çelsi dhe Milan duke e mbyllur rrugëtimin profesional me Inter Miami në Florida. Ndryshimet fizike pas tërheqjes nga sporti nuk janë të pazakonta për ish-futbollistët, por në këtë rast, transformimi i perceptuar ka qenë më i theksuar dhe ka befasuar tifozët.

Në një intervistë për “La Nación” në prill 2021, Higuain kishte folur për ndryshimin e pamjes dhe raportin me kritikën publike:
“As media e as tifozët nuk të gjykojnë nëse je i shëndoshë, i dobët, pa flokë… lashë mjekrën të rritej dhe u bëra lajm, por askush nuk flet për mua për futbollin. Në fillim kritikat më lëndonin, tani jo. Dhe që kur erdhi në jetë vajza ime, e kam ndryshuar ndjeshmërinë.”
Gjatë viteve, ai ka ndërtuar një rekord të lakmueshëm, duke fituar, ndër të tjera tre tituj të ligës spanjolle, tre tituj italianë, tre Kupa të Italisë, një Kupë Spanje, tre Superkupa dhe një Europa Ligë me Çelsin. Me ekipin kombëtar të Argjentinës, pavarësisht se nuk ngriti asnjë trofe, ai arriti në tre finale prestigjioze, duke u bërë nënkampion i Kupës së Botës në vitin 2014 dhe nënkampion i Kupës së Amerikës në vitet 2015 dhe 2016.
Lini një Përgjigje