Atletiko e Madridit ka marrë një fitore 0-2 në transfertë ndaj Valencias, në kuadër të javës së 34-t të kampionatit spanjoll, pavarësisht fokusit të dukshëm te ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League kundër Arsenalit.
Trajneri i Atletikos vendosi të aktivizonte një formacion të alternuar, duke lënë në stol shumicën e titullarëve. Kjo zgjedhje u dha hapësirë disa lojtarëve të rinj, të cilët shfrytëzuan mundësinë për të lënë gjurmë.
Ndeshja mbeti e barabartë deri në minutën e 74-t, kur 20-vjeçari Iker Luke zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë dhe të fuqishme nga jashtë zonës.
Tetë minuta më vonë, në të 82-ën, 18-vjeçari Miguel Kubo dyfishoi shifrat pas një asisti nga Antoin Grizman, duke vulosur fitoren e ekipit madrilen.
Me këtë sukses, Atletiko e Madridit mban vendin e katërt në renditje me 63 pikë. Nga ana tjetër, Valencia mbetet në vendin e 13-të me 39 pikë.
Lini një Përgjigje