TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 19:07

PSG nuk bën dot pa titullarët, Lorient ndal parizienët dhe i jep “asist” Lensit në garën për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti
PSG nuk bën dot pa titullarët, Lorient ndal parizienët dhe i jep
psg

PSG nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lorientit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën 1, e zhvilluar në “Parc des Princes”. Trajneri i PSG-së kishte zgjedhur të lërë në stol disa titullarë, në prag të sfidës së kthimit në gjysmëfinalet e Champions League kundër Bajernit të Mynihut.

Kampionët e Francës kaluan shpejt në avantazh në minutën e 6-të me Ibrahim Mbaje, i cili shënoi me kokë pas një pasigurie të portierit kundërshtar. Lorienti reagoi në minutën e 23-të, kur Pablo Pagis barazoi shifrat me një goditje të kontrolluar me të majtën, pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, parizienët rikthyen epërsinë në minutën e 61-të me Zaire-Emeri, i cili shënoi nga distanca, me topin që përfundoi në rrjetë edhe falë një devijimi. Megjithatë, Lorienti nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të Ajegun Tosin barazoi sërish rezultatin në 2-2, duke vulosur shifrat përfundimtare.

Pas këtij barazimi, PSG-ja mbetet në krye të renditjes me 70 pikë, ndërsa Lorienti renditet në vendin e 9-të me 42 pikë. Nga ana tjetër Lens mban vendin e dytë me 63 pikë, por ka një ndeshje më pak për të luajtur.

psg lorient liga 1

Lini një Përgjigje