
Ndeshja e parë hapëse e raundit të shtatë në Champions League ishte ajo mes Kairat Almati dhe Klub Bryzh, e luajtur në “Almaty Central Stadium”. Pas fitores në shtëpi 4-1 ndaj Monakos, javë më parë, Klub Bryzh ka marrë sot fitoren e dytë për këtë sezon në Champions League, duke fituar 0-4 në transfertën e luajtur në Almati.
Serinë e golave e hapi mesfushori i transferuar nga Interi, Aleksandër Stankoviç, i cili shënoi nëminutën e 31 me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Hans Vanaken e pati të lehtë të dërgontë topin në rrjetë në minutën e 38, pas një krosimi në zonë dhë asistit që mori me kokë nga Seis. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për belgët.
Në pjesën e dytë, Klub Bryzh shënoi edhe dy herë të tjera me Romeo Vermand në minutën e 74 dhe Brandon Meshele në minutën e 84. Për vendasit shënoi golin e nderit Sadibekov në shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Klub Bryzh hyri në lojë për një vend në “play-off”, duke u renditur në vendine 23 me 7 pikë. Ndeshjen e fundit e luan në shtëpi për statistikë ndaj Olimpikut të Marsejës.
Lini një Përgjigje