TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 18:41

“Vërshojnë” ofertat për Asllanin; pas Italisë, Spanjës dhe Francës; turqit ofrojnë 10-12 mln euro për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Vërshojnë” ofertat për Asllanin; pas Italisë,

E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një “telenovelë” kohët e fundit. Mesfushori është në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën në gjysmën e dytë të këtij sezonit.

Huazimi te Torino për të rezulton një “dështim” dhe në këto kushte Interi kërkon sa më shpejt ta “heqë qafe”. Interesimet për të nuk kanë munguar dhe së fundmi në skenë del një tjetër ekip.

Bëhet fjalë për Beshiktashin, të cilët thuhet se kanë interes për shërbimet e tij. Madje turqit tentojnë të rritin sa më shumë çmimin e blerjes së kartonit të tij, teksa aktualisht flitet për 10-12 milionë euro.

Ndërkohë thuhet se paga e futbollistit mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Gjithashtu vlen të theksohet se në Francë po këmbëngul për shërbimet e shqiptarit skuadra e Paris FC, të cilët janë të gatshëm të blejnë direkt kartonin e liderit të Kombëtares.

Nga ana tjetër Parma, Fiorentina e Sasuolo në Itali dhe Granada në Spanjë janë përfolur fillimisht si alternativa për të ardhmen e 23-vjeçarit.

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje