TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 15:32

Po shkëlqen me Bristol Sitin, pretendetët për t’u ngjitur në Premier Ligë nisin bisedimet për Anis Mehmetin

Shkruar nga Pamfleti

Po shkëlqen me Bristol Sitin, pretendetët për t’u ngjitur

Ipsuiçi ka shprehur interes për të sjellë yllin shqiptar të Bristol Sitit, Anis Mehmeti, para mbylljes së merkatos së transferimeve.

Sipas burimeve të “Football Insider”, Mehmeti ka një kontratë që skadon në verën e këtij viti, dhe Ipsuiçi po shpreson të sigurojë shërbimet e tij për të përforcuar skuadrën e tyre dhe për të shtuar shanset për një rikthim në Premier Ligë.

Edhe pse Bristol Siti po vazhdon negociatat për rinovimin e kontratës së tij, Ipsuiçi është i gatshëm të testojë vendosmërinë e klubit për ta mbajtur atë.

Mehmeti ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet deri më tani këtë sezon.

25-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të mirë sulmues në Championship që nga momenti që iu bashkua klubit të Bristol Sitit gjatë merkatos së janarit 2023.

Me Ipsuiçin që synon të rikthehet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm, Mehmeti është bërë një opsion tërheqës falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në këtë sezon.

Anis Mehmeti ishte një nga zgjedhjet e para të Silvinjos kur braziliani mori drejtimin e Kombëtares shqiptare, por prej tre vitesh, 25-vjeçari nuk e ka veshur fanelën kuqezi, pavarësisht performancave mjaft të mira me Bristol Sitin.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar ipsuiç

Lini një Përgjigje