TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2026, 10:55

Humbi penalltinë në finalen e Kupës së Afrikës, ylli i Realit shpërthen në lot gjatë ndarjeve së çmimeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Humbi penalltinë në finalen e Kupës së Afrikës, ylli i
Brahim Diaz

Sulmuesi i Real Madridit, Brahim Diaz ishte fytyra e hidhur e finales kaotike të Kupës së Afrikës. Ai përjetoi momentin më të vështirë të karrierës së tij futbollistike pasi zgjodhi një penallti në stilin Panenka në një moment vendimtar dhe e humbi.

Pasi filloi koha shtesë, kur u zëvendësua nga trajneri i tij, Diaz shpërtheu në lot dhe lotët mbetën me të gjatë gjithë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Pas përfundimit të sfidës, futbollisti me lot në sy u ngjit për të marrë trofeun e golashënuesit më të mirë të turneut, të dhënë nga Infantino, presidenti i FIFA-s.

Ndërkohë Senegali u shpall kampion i Afrikës për herë të dytë në tre turnetë e fundit, pasi në një finale dramatike të AFCON 2025 mposhti Marokun me rezultat 1-0 pas kohës shtesë.

Ndeshja e zhvilluar në Rabat ofroi tension, raste të shumta dhe vendime të diskutueshme, ndërsa “Luanët e Terangas” u treguan më të ftohtë në momentet vendimtare.

Pjesa e rregullt u karakterizua nga raste në të dyja anët dhe një ndërhyrje e VAR-it që i dha Marokut një penallti në fund të ndeshjes, por Brahim Diaz dështoi nga pika e bardhë, duke mbajtur gjallë shpresat e Senegalit. Në kohën shtesë, Pape Gueye realizoi golin vendimtar me një goditje spektakolare, duke heshtur stadiumin dhe tifozët vendas.

Me këtë fitore, Senegali u bë skuadra e parë që nga viti 1982 që mposht një vend pritës në finale të AFCON, duke konfirmuar epokën e artë të kësaj përfaqësueseje pas triumfit të vitit 2021. Maroku, pavarësisht paraqitjeve të mira gjatë turneut, mbetet ende në pritje të titullit afrikan pas më shumë se pesë dekadash.

brahim diaz panenka

Lini një Përgjigje