TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Qershor 2026, 13:06

Vendimi i Juliana Nurës me donator anonim, kritikat: Ai fëmijë quhet jetim

Shkruar nga Pamfleti
 
Vendimi i Juliana Nurës me donator anonim, kritikat: Ai fëmijë
Vendimi i Juliana Nurës me donator anonim, kritikat: Ai fëmijë quhet jetim

Vendimi i Juliana Nurës për t’u bërë nënë përmes fertilizimit in vitro (IVF), pa pasur partner, ka nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale. Mes shumë komenteve mbështetëse, nuk kanë munguar as zërat kritikë.

Një prej reagimeve më të komentuara erdhi nga influencerja Valdrina, e cila, përmes një postimi në rrjetet sociale, i uroi fillimisht Xhulit një shtatzëni të mbarë, por shprehu rezervat e saj lidhur me këtë zgjedhje.

“Të uroj një shtatzëni të mbarë, por nuk pajtohem me normalizimin e rritjes së një fëmije pa figurën e babait. Veç pse ti do me u bë nanë, po rritet fëmija pa babë? Ai për shkak teje e ka emrin jetim”, shkroi ajo.

Influencerja ngriti gjithashtu shqetësimin për rastet kur përdoren donatorë anonimë, duke theksuar se kjo mund t’ia pamundësojë fëmijës njohjen e origjinës së tij biologjike.

“Kur donatori është anonim, fëmija mund të mos ketë kurrë mundësi ta dijë prejardhjen e tij. Madje, në të ardhmen mund të takohen persona me të njëjtin donator, pa e ditur se kanë lidhje biologjike”, u shpreh ajo.

Në reagimin e saj, Valdrina sugjeroi se gratë që dëshirojnë të bëhen nëna mund të shqyrtojnë edhe mundësinë e birësimit të fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes.

“Ka shumë fëmijë që presin të kenë një familje. Edhe birësimi është një mënyrë për t’i dhënë dashuri dhe një jetë më të mirë një fëmije”, tha ajo.

Në fund, ajo theksoi se respekton të drejtën e secilit për të marrë vendime për jetën personale, por nuk pajtohet që ky model të paraqitet si një normë për të gjitha gratë.

“Secili ka të drejtë të zgjedhë për jetën e vet, por unë jam kundër paraqitjes së kësaj si diçka që duhet të konsiderohet normale për të gjitha gratë”, përfundoi Valdrina.

 

juliana nura kritika in vitro

Lini një Përgjigje