Kriza e energjisë që ka përfshirë këtë mbrëmje gjysmën e Tiranës ka prekur edhe sportin. Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë, e vlefshme për Superligën shqiptare dhe e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Air Albania”, është ndërprerë pas pjesës së parë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 për Vllazninë, ndërsa fraksioni i dytë duhej të niste në orën 20:30. Por ndriçimi në stadium nuk u rikthye dhe lojtarët nuk dolën në fushë. Shkak është bërë defekti i rëndë në rrjetin elektrik që ka lënë pa drita një pjesë të madhe të kryeqytetit.
Zona të tëra si Ali Demi, Shkoza, Tregu Elektrik, Sauku, Farka, zona te stadiumi “Air Albania”, etj., raportuan mungesë totale të furnizimit me energji. Dyshohet për një problem të rëndë në nënstacionin e Njësisë 2, por deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga OSHEE.
Lini një Përgjigje