
Gara e radhës në Kupën e Botës për femra në ski u zhvillua sot në pistën italiane të Kronplatz. Në garën e sllallomit gjigand mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi.
Në këtë garë ajo u rendit në vendin e 20, larg vendeve të para ku është renditur zakonisht këtë sezon. Ky është rezultati më i dobët për Colturin këtë sezon, që në katër raste është ngjitur edhe në podium.
Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1’16”42, duke u renditur në vendin e 22. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’07”54, duke rikuperuar dy pozicione në klasifikim.
Kështu, pas dy zbritjeve, me kohën në total 2’23”96, skiatorja Lara Colturi u klasifikua në vendin e 20. Pavarësisht rezultatit disi zhgënjyes, 19-vjeçarja Colturi vijon të bëjë një sezon të mirë.
Lini një Përgjigje