TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 22:36

Kilian Mbape ndjek legjendën e Realit në Ligën e Kampioneve, tregolëshi i sulmuesit francez e konfirmon mes më të mirëve

Shkruar nga Pamfleti

Kilian Mbape ndjek legjendën e Realit në Ligën e Kampioneve,

Kilian Mbape i ka bërë një start të jashtëzakonshëm këtij sezoni në Ligën e Kampioneve, me 5 gola në dy ndeshje, duke u konfirmuar si një nga golashënuesit më të mirë të historisë së këtij turneu.

Me tre golat e shënuar sot përballë Kairat Almati në transfertë, sulmuesi francez arriti në kuotën e 60 golave në Ligën e Kampioneve, duke qenë trashmë i vetëm si golashënuesi i 6 më i mirë i të gjitha kohërave të turneut.

Ai ka shënuar 6 gola me Monakom, 42 me PSG dhe 12 me Realin e Madridit në këtë turne, duke arritur shifrën e 60 golave. Pasi është shkëputur nga Tomas Myler, i cili ishte ndalur në kuotën e 57 golave, për Mbape objektivi për t’u arritur është spanjolli Raul. Ky i fundit ka shënuar 71 gola në Ligën e Kampioneve ku ka veshur për shumë vite fanelën e Realit të Madridit.

kilian mbape sulmuesi francez champions league

Lini një Përgjigje