TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 19:57

Mijëra tifozë pa biletë rrethojnë stadiumin, çmenduri në Kazakistan për Realin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mijëra tifozë pa biletë rrethojnë stadiumin, çmenduri

Reali i Madridit luan sot në Kazakistan ndaj Kairat Almati një ndeshje historike në Ligën e Kampioneve për ekipin vendas. Dhe tifozët duan ta shohin me çdo kusht këtë sfidë… edhe pa biletë.

Kjo ka sjellë një kaos të jashtëzakonshëm para stadiumit ku një numër shumë i madh i tifozëve kanë mbërritur dhe janë futur në impiant që 2-3 orë para fillimit të takimit. Por me mijëra të tjerë janë jashtë, ndonëse nuk kanë biletë, për të ndjerë atmosferën e Ligës së Kampioneve dhe praninë e yjeve madrilenë.

Kjo ka sjellë një hyrje të vonuar të mbështetësve në stadium me rrugët rreth tij të bllokuara plotësisht nga mijëra persona. Një situatë që mund të sjellë edhe në shtyrjen e startit të ndeshjes, nëse nuk vendoset rregulli.

 

kairat almati real madrid champions league

Lini një Përgjigje