TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 21:23

Rei Manaj zhgënjen në Champions League, sulmuesi kuqezi më i dobëti në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj zhgënjen në Champions League, sulmuesi kuqezi më i

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Al-Sad dhe Al-Sharjah, e vlefshme për javën e dytë në Champions League në Azi. Në fushë për 87 minuta ishte edhe sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj.

Edhe pse pritshmëritë ishin të larta te 28-vjeçari shqiptar, ai nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë, lojtari më i dobët në fushë, i vlerësuar me notën 5.9 sipas “SofaScore”.

Në planet e trajnerit Silvinjo, Manaj është një lojtar titullar, çka tregon rëndësinë e tij në fazën ofensive te Shqipëria. Ndeshja me Serbinë do të përcaktojë fatet e Kombëtares në rrugëtimin drejt “Botërorit 2026”.

rei manaj sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje