
Granit Xhaka ishte protagonist në javën që lamë pas në Premier Ligë. Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Noingham Forest duke asistuar në golin e vetëm të shënuar në takim.
33-vjeçari që luan për Zvicrën, ka marrë vlerësimin e duhur pas përfundimit të javës së 6 në Premier Ligë. Granit Xhaka është në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin elitar anglez.
Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen ndaj Notingamit. Në formacionin e javës së bashku me Xhakën janë dhe emra të njohur si Erling Haland, Xheremi Doku dhe Gabriel Magalhaes.

Lini një Përgjigje