TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 21:05

Kapiteni-trajner merr në pankinë Brojën për ndeshjen e Kupës së Anglisë, bie alarmi për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kapiteni-trajner merr në pankinë Brojën për ndeshjen e

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e Evertonit në kampionat, kishte ngritur jo pak shqetësime rreth Armando Brojës, i cili la fushën e lojës që në pjesën e parë të duelit kundër Bornmuthit.

Për fat të mirë, asgjë nuk ka rezultuar shumë shqetësuese për sulmuesin kuqezi, pasi ai është kthyer në dispozicion që në ndeshjen e sotme që Evertoni luan në Kupën FA ndaj Peterborou. Broja gjithsesi e nis takimin në fjalë nga stoli i rezervave, në një sfidë të pazakontë, ku në pankinë do të drejtojë kapiteni Koleman, pasi trajneri Shon Dajç u shkarkua pak orë para sfidës.

Kapiteni-trajner merr në pankinë Brojën për ndeshjen e

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare everton

Lini një Përgjigje