TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 19:40

Sulmuesi i Bilbaos sulmon Federatën Spanjolle: Është turp që Superkupa e Spanjës të luhet në Arabinë Saudite

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Bilbaos sulmon Federatën Spanjolle: Është turp që

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Injaki Uilliams doli hapur kundër vendimit të Federatës Spanjolle të Futbollit për të zhvilluar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Për ne, edhe pse kishim pak tifozë, loja u luajt jashtë. Është turp sepse është një lojë shumë tërheqëse dhe po të ishte luajtur më afër, stadiumi do të ishte mbushur me shumë tifozë tanë. Është turp, pasi ju duhet të udhëtoni qindra kilometra nga njerëzit tanë, nga familjet tona.

Nuk ka kuptim të luaj në Arabinë Saudite, por futbolli është i tillë tani. Është turp, është turp dhe trishtim për mua”,- tha ai pas humbjes 0-2 ndaj Barcelonës.

 

injaki uilliams sulmuesi i bilbaos superkupa e spanjës

Lini një Përgjigje