TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 17:48

Nuk është Mesi idhulli i Jamal, i preferuari i yllit të Barcelonës është krejtësisht ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është Mesi idhulli i Jamal, i preferuari i yllit të

Lamin Jamal është padyshim futbollisti më i mirë në botë për moshën e tij dhe pritshmëritë për karrierën e tij janë të mëdha.

Te Barcelona dhe jo vetëm, mendojnë se ai mund të jetë pasuesi ideal i Leo Mesit. Për Jamal është një privilegj të konsiderohet si pasuesi i “Pleshtit”, por futbollisti i tij i preferuar nuk është Mesi.

Në një intervistë të fundit për “CNN”, Jamal zbuloi se lojtari i tij i preferuar është Nejmar.

Kam qenë 7 vjeç kur e takova personalisht kur luante te Barcelona. Ishte e pabesueshme ta shihje atë duke luajtur.

Është e vërtetë që dhe Mesi ishte aty, por ajo që bënte Nejmar me topin ishte magjike, diçka krejtësisht ndryshe. Ai është një yll, gjithmonë ka qenë idhulli im”, tha Jamal.

lamin jamal sulmuesi spanjoll nejmar lionel mesi

Lini një Përgjigje