
Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte dhe Lacio, por sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane duket se klubi bardhekaltër ka hequr dorë nga blerja e 28-vjeçarit.
Sipas “Il Messaggero”, Lacio është tërhequr nga blerja e Ardian Ismajlit në këtë sesion të merkatos.
Kishte një interesim serioz për mbrojtësin e Empolit gjatë javët e fundit, por Ismajli nuk mund të regjistrohet nëse Lacio nuk bën shitje për shkak të rregullores.
Lojtari do të përfundojë kontratën me Empolin në fund të sezonit dhe mund të përfaqësojë një mundësi joshëse për një transferim me parametër zero në muajt e ardhshëm.
Lini një Përgjigje