
Evertoni luan sot takimin e FA Cup ose Kupës së Anglisë. Vëmendjen e ka marrë çështja e trajnerit, pasi një emër madhështor po përflitet për të marrë drejtimin e skuadrës së Brojës.
Armando Broja ndodhet në pozita jo komode me klubin nga Liverpuli, pasi skuadra e legjionarit po lufton për mbijetesë në Premier Ligë. Mirëpo, Zhoze Murinjo po përflitet si shpëtimtari i anglezëve. Portugezi nuk po shkon mirë me Fenerbahçen dhe marrëdhëniet janë krisur me turqit.
Legjionari dhe shokët e ekipit e duan Shon Dajç, trajnerin aktual, por pengesë janë tifozët në “Goodison Park”. “The Toffees” janë të pakënaqur me anglezin dhe ideja se një legjendë e ligës angleze mund të marrë drejtimin e skaudrës i ka ekzaltuar.
Mbetet për t’u parë deri në fund të merkatos nëse sulmuesi kuqezi do të ketë luksin të provojë mjeshtërinë e “The Special One”.
Lini një Përgjigje