TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 15:42

Deklarata e trajnerit të Granadës, reagon Myrto Uzuni: Së shpejti do të dëgjoni pjesën tjetër të historisë

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e trajnerit të Granadës, reagon Myrto Uzuni: Së shpejti

Kur u kthyem nga pushimet Myrto Uzuni erdhi dhe tha se nuk e shihte veten në gjendje të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk ka rëndësi. Ai vazhdon me atë pozicion që nuk dëshiron të stërvitet me skuadrën, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk e llogaris”, do të shpehej Fran Escriba.

Kjo deklaratë e bërë nga trajneri i Granadas ka shkaktuar shumë bujë në Spanjë, ku më pas mediat spanjolle raportuan se Myrto Uzuni ka kërkuar rritje page ose të pranonin ofertën e klubit FC Austin nga MLS (SHBA)  dhe ky është shkaku që nuk pranon të stërvitet. Por siç duket diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe mes palëve mund të ketë një “krisje” të marrëdhënies mes tyre.

Deklarata e trajnerit të Granadës, reagon Myrto Uzuni: Së shpejti

Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjja e beratasit, i cili shkruan: “Si kapiten i këtij ekipi, njerëzit që më njohin e dinë se sa e dua Granadan dhe këtë qytet.  Prisni të dëgjoni pjesën tjetër të historisë. Granada gjithmonë”. Kjo lë të nënkuptojmë se mund të ketë një "histori" pas këtyre ngjarjeve.

Vlen të theksohet se në këtë sezon, Uzuni ka luajtur 18 ndeshje, ka mundur të shënojë 14 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist. Madje beratasi ka arritur të bëhet edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Granadas.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje