
Rodrigo Bentakur është bërë protagonist i një dëmtimi të rëndë në ndeshjen e sotme të Kupës së Ligës në Angli, ku Totenhemi i tij përballet me Liverpulin.
Mesfushori uruguaian, po mundohej të devijonte topin me kokë pas një goditje këndi që në minutat e para të duelit mes dy skuadrave. Por ai nuk gjuajti siç duhej dhe pastaj u përplas me kokë në tokë në mënyrë të çuditshme, duke mbetur pa lëvizur.
Kjo pamje alarmoi futbollistët e tjerë të cilët thirrën menjëherë stafin mjekësor të ndihmonte Bentakur dhe ndeshja u ndërpre për rreth 9 minuta. Në fund, ai u largua me barrelë mes duartrokitjeve të të gjithë publikut të pranishëm, ndërsa ndeshja rifilloi sërish.
Lini një Përgjigje