TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 23:06

Kupa e Anglisë/ Totenhemi mposht Liverpulin mes panikut për dëmtimin e Betankur, të kuqtë lënë të hapur kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Anglisë/ Totenhemi mposht Liverpulin mes panikut për

Liverpuli është mposhtur nga Totenhemi me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Heroi i londinezëve ishte Bergvall me golin e realizuar në minutën e 86 të takimit. Ndeshja u ndërpre dhe rinisi me 9 minuta vonesë, pasi mesfushori i Totenhemit, Rodrigo Bentankur pësoi një dëmtim të rëndë.

Mesfushori uruguaian, po mundohej të devijonte topin me kokë pas një goditje këndi që në minutat e para të duelit mes dy skuadrave. Por ai nuk gjuajti siç duhej dhe pastaj u përplas me kokë në tokë në mënyrë të çuditshme, duke mbetur pa lëvizur. Ai u largua me barrelë mes duartrokitjeve të të gjithë publikut të pranishëm, ndërsa ndeshja rifilloi sërish.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Totenhemit ka bërë me dije se Bentakur është i vetëdijshëm.

Mund të konfirmojmë se Rodrigo është i vetëdijshëm, po flet dhe do të shkojë në spital për kontrolle të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bentakur ishte pa vetëdije për disa minuta pasi ra me fytyrë në tokë.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 6 shkurt në “Anfiel Road”, ku Liverpuli do të kërkojë kualifikimin në finalen e Kupës së Anglisë.

 

totenhem liverpul kupa e anglisë

Lini një Përgjigje