TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 17:12

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet nga fillimi, investitorët duhet të paraqesin projektet deri më 24 janar

Shkruar nga Pamfleti

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet nga

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet plotësisht. Ky është lajmi që vjen ditën e sotme për një nga impiantet që në muajt e fundit nuk ka pritur asnjë ndeshje futbollistike.

Lajmi është bërë i ditur nga sipërmarrësit privatë përmes Koorporatës Shqiptare të Investimeve. Gjithashtu ka qenë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, e cila ka njoftuar shpalljen e garës për të marrë pjesë. Gjithçka do të jetë e hapur deri më 24 janar.

Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime, 3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurrojnë për të qenë fitues, 3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues, ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, ka theksuar Greca.

Stadiumi pritet të jetë rreth 50 mijë metra katrorë, teksa kapaciteti pritet të jetë 14.000-16.000 vende. Padiksutim që ky është një lajm i mirë edhe për Tiranën, me bardheblutë që prej mbylljes së “Selman Stërmasit” janë detyruar të “shtegtojnë” në disa qytete të Shqipërisë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse./Monitor

adelina greca drejtoresha e agjencisë kombëtare të planifikimit të territorit "selman stërmasi"

Lini një Përgjigje