TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 18:09

Armando Brojës i heqin trajnerin, Evertoni shkarkon Shon Dajç pak orë para ndeshjes së Kupës së Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Armando Brojës i heqin trajnerin, Evertoni shkarkon Shon Dajç pak

Tashmë zyrtarisht Evertoni ka shkarkuar trajnerin Shon Dajç. Armando Broja e gjen veten pa një teknik në krye pak orë para nisjes së sfidës për Kupën e Anglisë.

Vetë blutë kanë shpallur çdo gjë në një njoftim në rrjetet sociale. Shon Dajç nuk është më drejtuesi i pankinës së skuadrës së legjionarit. Duket se durimi i pronarëve të klubit anglez ka sosur duke e shkarkuar në mënyrë të menjëhershme anglezin.

Evertoni bënë me dije se do të njoftojë në ditët në vijim kush do të marrë drejtimin e skuadrës.

Deri atëherë, sulmuesi shqiptar do të ketë si “timonier” teknikun e U-18, Lejton Baines dhe njëherazi kapitenin Simus Koleman. Të dy janë “ikona” të klubit të Premier Ligës.

shon dajç everton

Lini një Përgjigje